Kina merr vendimin e rëndësishëm, fëmijët nuk lejohen në internet natën

Kina merr vendimin e rëndësishëm, fëmijët nuk lejohen në internet natën

21:41, 02/08/2023
A+ Aa A-

Varësia e të rinjve nga interneti është kthyer në një problem shumë të madh në Kinë dhe për këtë arsye autoritetet e këtij vendi kanë vendosur të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe drastike.

Kështu, duke nisur nga 2 shtatori, personat nën 18 vjeç nuk do të kenë mundësi të lundrojnë në internet nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, madje limitime do të ketë dhe për përdorimin e telefonave celularë.

Rregullat e reja u prezantuan ditën e mërkurë dhe u bënë të mundur falë bashkëpunimit të entit rregullator kinez të internetit Cac.

Mes tyre mund të mësohet dhe koha që do të kenë të rinjtë në dispozicion për të qëndruar në telefon, sipas moshë. Një fëmijë nën 8 vjeç do të qëndrojë vetëm 40 minuta në 24 orë para ekranit të vogël të celularit, teksa 16-17-vjeçarët 2 orë.

Masat e reja, të cilat në fakt u lejojnë prindërve t’i anashkalojnë kufijtë nëse dëshirojnë, synojnë shmangien e formave të varësisë nga interneti tek të miturit dhe promovimin e përmbajtjes së internetit të përshtatshme për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco