Rreth 30 predha zbulohen në një plazh në Turqi – publikohen pamjet e shpërthimeve të kontrolluara

Rreth 30 predha zbulohen në një plazh në Turqi – publikohen pamjet e shpërthimeve të kontrolluara

20:50, 02/08/2023
A+ Aa A-

Marina turke shpërtheu të paktën 28 predha me origjinë të panjohur në bregun e Detit të Zi.

Të paktën 28 predha të pashpërthyera u shkatërruan në plazhin e mbyllur përkohësisht të Sofulait në lagjen Sile të Stambollit, që ndodhet në verilindje të qytetit më të madh të Turqisë.

Ata u zbuluan nga zhytës ushtarakë të dielën pasi një burrë informoi për objekte të dyshimta, njoftoi të hënën zyra e guvernatorit të Stambollit.

Tetë granata janë nxjerrë në breg me urdhër të prokurorit për analiza dhe identifikim, raporton zeriamerikes në gjuhën turke.

Forcat nënujore konfirmuan se ishin predha artilerie të pashpërthyera, njoftoi zyra e guvernatorit, pa dhënë informacione të mëtejshme për origjinën e tyre.

Ndryshe, autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet rreth artilerisë, për të cilat nuk dihet origjina e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco