Agresioni rus në Ukrainë, Kherson bombardohet 11 herë në vetëm 24 orë

Agresioni rus në Ukrainë, Kherson bombardohet 11 herë në vetëm 24 orë

12:31, 23/03/2023
A+ Aa A-

Forcat ruse kanë bombarduar rajonin e Khersonit 11 herë në vetëm 24 orë, sipas Administratës Ushtarake të qytetit Kherson.

Një person ka mbetur i vrarë nga granatimet.

Kherson është përballur me sulme të përsëritura nga forcat ruse që nga çlirimi i tij në nëntor.

Trupat ruse u detyruan të tërhiqen në anën tjetër të lumit Dnipro dhe që atëherë kanë kryer sulme.

Po kështu gazetarët e agjencisë së lajmeve AFP kanë kapur momentin kur granatimet ruse goditën një ndërtesë shumëkatëshe në Bakhmut.

Ekipi u largua për t’u mbuluar pak para se një shpërthim të trondiste ndërtesën, duke ngritur një shtëllungë tymi të zi në ajër.

Rusia ka kryer sulme gjatë gjithë kohës ndërsa përpiqet të pushtojë qytetin lindor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco