Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Greqi: Dy heronjtë që rrezikuan jetën mes kaosit dhe zjarrit e shpëtuan dhjetëra pasagjerë

Greqi: Dy heronjtë që rrezikuan jetën mes kaosit dhe zjarrit e shpëtuan dhjetëra pasagjerë

11:08, 02/03/2023
A+ Aa A-

Greqia po shikon e tronditur zhvillimet me tragjedinë në Tempes, në të njëjtën kohë që disa histori heroizmi po dalin në dritë nga vagonët e tmerrit të natës fatale, nga pasagjerë që patën heroizmin dhe gjakftohtësinë për të ofruar ndihmë të çmuar dhe për të çliruar pasagjerët pranë.

Angelos Tsiamouras, i cili po udhëtonte në vagonin e gjashtë të itinerarit fatal, ka përshkruar me detaje për Mega se si e ka sfiduar rrezikun dhe me adrenalinën ngritur, ka ndihmuar dhe ka arritur të shpëtojë 16 pasagjerë të tjerë.

“Isha në vagonin 6 dhe aty goditja ishte shumë e vogël dhe askush nuk u lëndua. Kur dolëm të gjithë nga vagoni, unë shkova në ata numër 5 dhe numër 4 për të ndihmuar që të dilnin sa më shumë njerëz jashtë. Më pas së bashku me një djalë tjetër, Gjergjin, i cili ishte një hero i vërtetë, shkuam në vagonin e goditur më rëndë, në vagonin numër 3”, përshkroi i riu.

“Ishte si një zjarr ferri. Me adrenalinën time guxova dhe e bëra. Duhej t'i nxirrnim njerëzit nga vagoni 3 sa më shpejt, por pa pajisje dhe mekanizma që kishin burrat e EMAK-ut po vononim kohën. Në fund ia dolëm”, tha ndër të tjera i riu.

20-vjeçari Andreas shpëtoi 10 të rinj

Pa u menduar, 20-vjeçari Andreas hyri në rrënojat për të ofruar ndihmë dhei doli i padëmtuar nga vagoni i dytë duke thyer xhamin dhe më pas shpëtoi 10 pasagjerë duke rrezikuar jetën. Me forcën e shpirtit, Andrea shpëtoi dhjetë fëmijë - djem e vajza - ndërsa flakët digjnin gjithçka në vendngjarje.

Me një postim prekës në Facebook, mjekja e Spitalit Universitar të Larisës, Irene Tziastoudis, ka shkruar për aktin heroik të studentit, që sfidoi rrezikun dhe arriti të shpëtojë njerëz.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco