Princesha norvegjeze heq dorë nga detyrat mbretërore për të fejuarin e saj 'shaman'

Princesha norvegjeze heq dorë nga detyrat mbretërore për të fejuarin e saj 'shaman'

11:31, 09/11/2022
A+ Aa A-

Princesha Martha Louise e Norvegjisë ka njoftuar se do të heqë dorë nga detyrat dhe privilegjet e mbetura mbretërore, për t'u fokusuar në biznesin e mjekësisë alternative që ajo drejton me të fejuarin e saj 'shaman', person që ka ngjallur debate.

Në një deklaratë, princesha 51-vjeçare tha se do të mbajë titullin e saj, por nuk do të angazhohet më në detyra zyrtare "për të krijuar një vijë më të qartë ndarëse midis aktiviteteve të saj të biznesit dhe rolit të saj si anëtare e Familjes Mbretërore".

Fejesa e saj në qershor me Durek Verrett, i cili e përshkruan veten si një "Shamani i Gjeneratës së 6-të", ka shkaktuar polemika në Norvegji, duke pasur parasysh pikëpamjet e tij për shëndetin.

Në librin e tij "Spirit Hacking", ai pretendoi se kanceri ishte një zgjedhje dhe në faqen e tij të internetit, ai shet një medalion "Spirit Optimizer" për të cilin thotë se e ndihmoi të kalonte Covid-19.

Në Norvegji, Durek Verrett ka marrë kritika të gjera, ku shumë e etiketojnë atë si një mashtrues dhe si një teoricien konspiracioni për praktikat e tij të "mjekësisë alternative".

Udhëheqësja e Partisë Konservatore Norvegjeze dhe ish-kryeministrja Erna Solberg tha për TV 2 se pikëpamjet e Durek Verrett duken "shumë të çuditshme" dhe "jo shumë të bazuara në johuri".

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco