Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sa do të kushtojë roboti humanoid i Teslës?

Sa do të kushtojë roboti humanoid i Teslës?

10:38, 03/10/2022
A+ Aa A-

Miliardieri Elon Musk, Tesla dhe kompanitë e tjera që ai ka themeluar gjatë rreth 25 vitesh të fundit kanë krijuar shumë risi dhe kanë ndryshuar shumë nga të dhënat në ekonomi, teknologji dhe industri në mbarë botën.

Kur Musk premtoi se do të prezantonte një robot humanoid që do t’i ndihmonte njerëzit me detyra të vështira dhe punë të mërizitshme ishte e qartë për të gjithë se miliardieri do të mbante premtimin.

Kështu gjatë eventit të quajtur ‘Dita e Inteligjencës Artificiale 2022’ u prezantua roboti Tesla i cili u karakterizuar si ‘Bumble C’ nga krijuesit e tij.

Megjithatë ai është në fazat e hershme të zhvillimit siç u tregua gjatë prezantimit.

Pamja e saj e ‘zhveshur’’ na jep një shans për të parë teknologjinë e saj dhe paqëndrueshmërinë në ecjen e cila tregon se duhet ende shumë punë që roboti të marrë jetë.

Musk prezantoi gjithashtu robotin e dytë që po zhvillojnë partnerët e tij, i cili quhet " Optimus". 

Kjo, për momentin, nuk ka aftësinë për të lëvizur në mënyrë autonome, kështu që u tërhoq zvarrë në skenë gjatë prezantimit.

Sipas informacioneve të deritanishme, “Optimus” do të ketë bateri me kapacitet energjetik 2.3 kWh, 28 mekanizma lëvizës dhe do të funksionojë me tension 52 Volt. 

Siç ka bërë të ditur Elon Musk, kur të dalë në shitje do të kushtojë 20,000 dollarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco