Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Policia zvicerane përdor plumba gome në protestën anti-Iran

Policia zvicerane përdor plumba gome në protestën anti-Iran

09:44, 03/10/2022
A+ Aa A-

Policia zvicerane ka përdorur plumba gome gjatë një proteste pranë Ambasadës së Iranit në Bern, teksa dy persona kaluan rrethojat e Ambasadës dhe hoqën flamurin iranian që po valëvitej pranë misionit diplomatik të Teheranit.

Autoritetet nuk raportojnë për të lënduar në këtë protestë, e cila ishte një prej dhjetëra protestave të ngjashme që u mbajtën në mbarë botën, në solidaritet me protestat që po mbahen në Iran pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila vdiq teksa po mbahej nga Policia, raporton Radio Evropa e Lirë.

Mahsa Amini vdiq më 16 shtator, pasi ishte arrestuar nga Policia e Moralit nën dyshimet se nuk kishte respektuar rregullat e veshjes së hixhabit.

Që nga vdekja e saj, në Iran janë organizuar protesta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco