Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Një 30 vjeçare italiane arrestohet në në Iran

Një 30 vjeçare italiane arrestohet në në Iran

09:40, 03/10/2022
A+ Aa A-

Një 30 vjeçare nga Roma, Alessia Piperno është arrestuar në Iran dhe po mbahet në një burg të Teheranit.

Lajmin e kanë dhënë prindërit e saj të cilët kanë raportuar se kanë marrë një telefoantë nga vajza e tyre e cila duke qarë është shprehur:

''Ju lutem më ndihmoni kam frikë se nuk do të dal më''.

Familja e Alessias ka publikuar dhe një apel në rrjete sociale.

Alessia shkruajnë prindërit e saj ‘’ udhëton nëpër botë për të mësuar mbi zakonet dhe traditat e popujve. Ajo gjithmonë ka përshtatur dhe respektuar traditat dhe në disa raste detyrimet e çdo vendi që ka vizituar.’’

Prindërit nuk kishin folur me Alessian që nga 28 shtatori, ditëlindja e saj.

Minsitri i jashtëm italian po punon për këtë çështje- shkruan Tgcom.

‘Ende nuk dimë gjë as arsyen e burgimit-lexohet në postimin e familjes –duhet të mësohet për këtë lajm dhe të arrijë sa më parë tek më shumë njerëz, ndoshta të shkojë tek i duhuri. Na ndihmoni.''

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco