Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Senatori amerikan: Rusët mund të synojnë qendrën e furnizimit me armë në Poloni

Senatori amerikan: Rusët mund të synojnë qendrën e furnizimit me armë në Poloni

08:43, 03/10/2022
A+ Aa A-

Një senator amerikan tha se ka frikë se Rusia mund të synojë një qendër furnizimi me armë në Poloni.

Marco Rubio tha për CNN se nëse presidenti rus Vladimir Putin e kupton se mund të humbasë luftën për dërgesat e armëve perëndimore në Ukrainë, ai mund të sulmojë qendrat logjistike nëpër të cilat kalojnë ato dërgesa, duke përfshirë Poloninë.

Frika e tij u intensifikua pasi ushtria ukrainase rimori qytetin strategjik të Liman-it në rajonin e Donetsk-ut. Ai tha se Ukraina ishte në rrugën e saj për të rimarrë "një pjesë të madhe të territorit të saj".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco