Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bullgari, partia e ish-kryeministrit Borisov fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare Bojko Borisov

Bullgari, partia e ish-kryeministrit Borisov fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare

08:03, 03/10/2022
A+ Aa A-

Rezultatet e pjesshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Bullgarisë tregojnë se partia e qendrës së djathtë “Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë” (GERB) e liderit afatgjatë Bojko Borisov ka marrë përqindjen më të lartë të votave në zgjedhjet e katërta që zhvillohen brenda 18 muajsh.

Rezultatet nga 99% të votave të numëruara treguan më 3 tetor se GERB fitoi 25,4 për qind të votave, përkundër partisë centriste kundër ryshfetit “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” (PP) të ish-kryeministrit Kiril Petkov që doli e dyta me 20,2 për qind në zgjedhjet e katërta brenda dy vjetësh që mbahen në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Rezultatet përfundimtare zyrtare, pasi të numërohen edhe fletëvotimet nga jashtë shtetit, priten më 5 tetor.

Pjesëmarrja në votime më 2 tetor u vlerësua në rreth 30 për qind.

Petkov dhe ish-ministri i financave Assen Vasilev, bashkëkryetarë të partisë PP,  deklaruan se nuk do të marrin pjesë në një koalicion me GERB.

GERB, e ciai është përballur me akuzat për lejimin e korrupsionit të përhapur në Bullgari, ka të ngjarë të përballet me vështirësi për të formuar një koalicion, shkruan Euronews.

Zgjedhjet e parakohshme erdhën pasi një koalicion i brishtë i udhëhequr nga ish-kryeministri Kiril Petkov i partisë "Ne Vazhdojmë Ndryshimin" humbi me mocion mosbesimi në qershor. Kiril Petkov ka thënë më parë se do të refuzonte të qeveriste me Borisov. 

Megjithatë, analistët thonë se partitë politike, të vetëdijshme për rreziqet ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe zhgënjimin e votuesve me paqëndrueshmërinë politike, mund t'i fshijnë ndasitë midis tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco