Risia e Google/ Nga viti i ardhshëm do t’ju njoftojë kur të dhënat e juaja shfaqen në rezultatet e kërkimeve

Risia e Google/ Nga viti i ardhshëm do t’ju njoftojë kur të dhënat e juaja shfaqen në rezultatet e kërkimeve

20:13, 02/10/2022
A+ Aa A-

Nga viti i ardhshëm, Google do të mund t’ju njoftojë nëse të dhënat e juaja personale, siç është numri i telefonit, adresa elektronike apo edhe adresa e shtëpisë, shfaqen në rezultatet e kërkimit dhe të kërkoni që t’i fshihni.

Google zyrtarisht filloi me instalimin e opsionit, që ju mundëson njerëzve, që të fillojnë kërkesën për heqjen e rezultateve të kërkime në të dhënat e tyre personale.

Kjo “vegël” është e qasshme për disa përdorues që nga java e kaluar, e pritet të shfaqet edhe tek pjesa tjera e përdoruesve.

Google njoftoi në Twitter që në fillim të vitit të ardhshëm, ky sistem i ri i informimit do të jetë i qasshëm për pothuajse çdo përdorues në mbarë botën.

Megjithatë, duhet theksuar që Google largon vetëm rezultatet e kërkimit, e jo edhe përmbajtjen në ueb-faqe.

Informacionet do të jenë akoma në çdo ueb-faqe që gjenden, por njerëzit do ta kenë më të vështirë t’i gjejnë. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco