FOTO/ Po shëtiste në bregdet, gjen 90 milionë euro ... kokainë

FOTO/ Po shëtiste në bregdet, gjen 90 milionë euro ... kokainë

19:50, 02/10/2022
A+ Aa A-

Një sasi e dyshuar kokaine me një çmim të përllogaritur prej  rreth 90 milionë eurosh u gjet dje në një plazh në Uellsin perëndimor.

Rreth 30 çanta të zeza, secila me nga 30 pako me ‘tulla’ 1 kg droge të klasit A, u zbuluan nga një person në një shëtitje herët në mëngjes.

Thasët e zinj, të cilët ishin lidhur së bashku me litar dhe bidona bosh për të lëvizur, kishin përfunduar në breg, ndërsa brenda, blloqet e drogës ishin të etiketuara me emrin e markës së modës Dior.

Image

Në fillim të këtij viti, kokaina që shpërtheu në Gjirin e Meksikës të SHBA-së u markua me ‘Dior’ dhe paketat e kokainës së vitit të kaluar në Australi shfaqnin gjithashtu emrin e shtëpisë së modës.

Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet se qarkullon më shumë se 25.7 milionë paund në ditë, sipas vlerësimit më të fundit të kërcënimit strategjik të Agjencisë Kombëtare të Krimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco