Kap çmim marramëndës biletat e fundit nga Rusia për në Antalia

Kap çmim marramëndës biletat e fundit nga Rusia për në Antalia

09:40, 24/09/2022
A+ Aa A-

Pas mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga Rusia, çmimet e biletave të fluturimeve ndërkombëtare në këtë vend u 10-fishuan.

Ndërsa media turke Hurriyet shkruan se sedilja e fundit e avionit që fluturonte nga aeroporti i Moskës Domodedovo për në Antalia u shit përrreth 11 mijë dollarë.

Që nga e mërkura, biletat për fluturimet për në Antalia nga Moska dhe qytetet të tjera ruse janë shitur me shpejtësi marramëndëse.

Nga videot e publikuara nga aeroporti i Stambollit shihen rreth qindra burra rusë që kanë mbërritur në Turqi.

 

 Dr. Hamdi Akın Ünver një profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale ndan një përvojën e tij në një postim në Twitter.

“Qëndrova rreth dy orë në aeroportin e Stambollit. Numri i të rinjve rusë që erdhën në Stamboll ishte i pabesueshëm. Pothuajse i gjithë aeroporti i madh ishte i mbushur me qindra pasagjerë që flisnin rusisht. U krijuan radhë të gjata taksi. Nuk po flas për çiftet ruse të moshës së mesme. Kishte vetëm të rinj të moshës 20-30 vjeç që flisnin rusisht që udhëtonin në grup, "shkruan ai.

Duke vënë në dukje se ende nuk ka anulime për rezervimet e bëra për qëllime udhëtimi turistike, zyrtarët e kompanive të operatorëve turistikë që operojnë midis Antalisë dhe Rusisë njoftuan se vazhdojnë të marrin rezervime nga Rusia për periudhën tetor ose dimër.

Duke u shprehur se situata mund të bëhet më e qartë brenda një jave, autoritetet thanë se mund të ketë anulime për personat nga mosha 18 deri në 65 vjeç, të cilët janë në kuadrin e ushtarëve rezervë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco