Media japoneze zbulon se nafta ruse transportohet fshehurazi në Europë përmes Greqisë

Media japoneze zbulon se nafta ruse transportohet fshehurazi në Europë përmes Greqisë

08:44, 24/09/2022
A+ Aa A-

Pas luftës Ukrainë-Rusi, Perëndimi filloi të vendosë sanksioni kundër Rusisë.

Ndërsa embargoja e naftës ruse hyri në fuqi krahas sanksioneve,  kriza energjetike përfshiu gjithë globin.

Por sipas medias japoneze Nikkei Asia këtë periudhë kanë filluar të hyjnë dërgesa të fshehta të naftës ruse në Europë.

Sipas investigimit të kësaj medie 41 cisterna me origjinë nga Rusia janë parë në detet greke.

Për të parë transportin detar të naftës ruse, Nikkei përdori të dhëna nga kompania britanike Refinitiv për ndjekur se ku shkuan cisternat që u larguan nga portet ruse, duke filluar nga 24 shkurti.

Këta të dhëna treguan se në brigjet e Mesdheut të Greqisë ndodhte transferimi nga anija në anije.

Gjatë gjashtë muajve deri më 22 gusht, Nikkei konfirmoi 175 transferta në brigjet greke që përfshinin cisterna nga Rusia.

Ndërsa gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar ka pasur vetëm nëntë transferta të tilla, shkruan kjo medie.

Të dhënat e Refinitiv tregojnë se Rusia eksportoi 23.86 milionë fuçi naftë për transferime nga anije në anije jashtë Greqisë. 

Gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, 4.34 milionë fuçi janë dërguar për transferta të ngjashme.

Pyetja është se ku shkuan cisternat që morën naftën pasi morën ngarkesat e tyre.

Nikkei gjurmoi rrugët e anijeve, duke konfirmuar se 89 cisterna mbërritën në porte.

 Prej tyre, 41 mbërritën në porte në Greqi, Belgjikë dhe gjetkë në Evropë. 

Sipas kësaj medie ky investigim theksoi rolin vendimtar që luajnë ujërat pranë Greqisë si një qendër për dërgesat e naftës midis Rusisë dhe Evropës.

Nikkei analizoi gjithashtu dërgesat e naftës që mbërritën në Britani në qershor. 

Duke përdorur itinerarin e Refinitiv dhe të dhënat e draftit, si dhe imazhet satelitore nga kompania amerikane Planet Labs, Nikkei zbuloi se një cisternë me flamur maltez që mori naftë në brigjet greke nga dy cisterna që u larguan nga portet ruse mbërriti në Immingham, në Britaninë lindore, në 4 qershor.

Të dhënat nga kompania evropiane e kërkimit të energjisë Kpler tregojnë se cisterna mbante 300,000 fuçi naftë të prodhuar nga prodhuesi shtetëror rus i naftës Rosneft. 

Shtëpia tregtare e mallrave me bazë në Zvicër Trafigura  ia shiti naftën kompanisë britanike Prax Group.

Por nëse nafta ruse vazhdon të hyjë në Europë, efekti i sanksioneve do të jetë i kufizuar.

 Ata që shpresojnë të inkurajojnë Moskën të ndryshojë kursin e saj në Ukrainë do të duhet të zbulojnë dhe të godasin transaksionet e naftës që synojnë të anashkalojnë kufizimet, mbyll shkrimin e saj medie japoneze. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco