Akuza/ Ish-udhëheqësja e Mianmarit dënohet me 3 vite burg të tjera

Akuza/ Ish-udhëheqësja e Mianmarit dënohet me 3 vite burg të tjera

10:32, 02/09/2022
A+ Aa A-

Ish-udhëheqësja e Mianmar është dënuar me 3 vite të tjera burg për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat partia e saj fitoi një  shumicë dërrmuese.

Suu Kyi u “dënua me tre vite burg me punë të rëndë”, tha burimi, duke shtuar se 77-vjeçarja laureate e Çmimit Nobel për Paqe ishte  në gjendje të mirë shëndetësore kur u paraqit në gjykatë.

San Suu Kyi, e akuzuar për krime të shumta nga junta që erdhi në pushtet pas një grushti shteti të shkurtit 2021, është dënuar me 17 vite burg për korrupsion. Grushti i shtetit e zhyti Mianmarin në kaos.

Gati 2,100 civilë u vranë nga forcat e sigurisë dhe më shumë se 15,000 u arrestuan, sipas një organizate joqeveritare lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco