Shpërfillja e fundit/ Putini nuk merr pjesë në funeralin e Gorbaçovit

Shpërfillja e fundit/ Putini nuk merr pjesë në funeralin e Gorbaçovit

09:51, 02/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Mihail Gorbaçcov të shtunën.

Kjo është shpërfillja e fundit e tij ndaj ish-liderit sovjetik, të cilit po ashtu i është mohuar edhe një funeral shtetëror.

Një zëdhënës i Putinit tha se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoni për shkak të axhendës së ngarkuar.

Ndërkohë të martën, Putini ishte pranë arkëmortit të Gorbaçov, i cili është vendosur në spitalin ku ndërroi jetë 91-vjeçari.

Putini, i cili e ka quajtur shembjen e Bashkimit Sovjetik, si katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të 20-të, ka kaluar një pjesë të madhe të sundimit të tij duke hedhur poshtë trashëgiminë e Gorbaçov.

Këtij të fundit nuk i është rezervuar as edhe një funeral shtetëror. Në të vërtetë do mbahet një ceremoni private. Gorbaçov do prehet pranë të shoqes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco