Ish-shefi i fushatës së Trump: Soros pagoi njerëz që të shpifin për mua

Ish-shefi i fushatës së Trump: Soros pagoi njerëz që të shpifin për mua

09:29, 02/09/2022
A+ Aa A-

Paul Manafort, ish-shefi i fushatës së Donald Trump, i cili shkoi në burg pas një skeme ‘gjuetie shtrigash’, tha se George Soros kishte paguar njerëz që të shpifin për të. Manafort, që nuk mori para për rolin e tij, tha për emisionin e Tucker Carlson se ai u shënjestrua qëllimisht dhe u dërgua në burg.

“Mendova për këtë historinë e ‘marrëveshjes ruse’. E dija që nuk ishte e vërtetë. Trump e dinte se nuk ishte e vërtetë. Ne e kuptuam se ishte një politikë e dëshpërimit,” tha ai.

Më pas Manafort tha se nisi të sulmohej.

“Tani kam zbuluar se ata po e bënin këtë gjë përpara janarit, madje përpara se të përfshihesha me Trump, për shkak të Soros, i cili kishte thënë: Mbikëqyreni këtë djalë. Ai po paguante njerëz, sidomos nga Komiteti Demokratik Kombëtar që të hidhnin pisllëk mbi mua”.

Manafort shpjegoi se Soros ishte investuar shumë në Ukrainë për vite me radhë dhe priste të merrte mbështetje për një tubacion gazi. Manafort tha se të gjithë akuzat ndaj tij ishin false. Ai shtoi se ka qenë kundër Rusisë, Putinit dhe ish-Bashkimit Sovjetik gjatë gjithë jetës së tij.

Ai ka publikuar së fundmi një libër që tregon se si u persekutua dhe u burgos. Manafort u fal me një dekret të ish-presidentit Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco