Kostoja 1 trilion dollarë/ Një 'Plan Marshall' për të ndihmuar Ukrainën

Kostoja 1 trilion dollarë/ Një 'Plan Marshall' për të ndihmuar Ukrainën

11:12, 04/07/2022
A+ Aa A-

Liderët e dhjetëra vendeve, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit privat janë mbledhur në Zvicër sot për të hartuar një Plan Marshall për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës.

Sipas Guardian, presidenti Volodymyr Zelensky do marrë pjesë virtualisht në këtë samit.

Ai ka paralajmëruar se kostot do jenë kolosale.

Sipas tij, janë të paktën 2 mijë qytete dhe fshatra që duhen çliruar në jug dhe lindje të vendit.

Guardian shkruan se janë më shumë se 120 mijë shtëpi të shkatërruara në Ukrainë gjatë luftës.

Për më tepër, ekziston frika se korrupsioni galopant në Ukrainë do e bëjë të vështirë rindërtimin, prandaj do të ketë kushte për çdo plan rimëkëmbje.

Gazeta thekson se kostoja e luftës do të jetë të paktën 1 trilion dollarë nëse ajo zgjat deri në fund të vitit.

Mendohet se vetëm dëmet në infrastrukturë kanë shkuar në 104 miliardë dollarë deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco