Pushtimi i qytetit Lysychansk/ Ç'do të thotë kjo për luftën në Donbas?

Pushtimi i qytetit Lysychansk/ Ç'do të thotë kjo për luftën në Donbas?

09:27, 04/07/2022
A+ Aa A-

Ushtria ukrainase konfirmoi të dielën se qyteti lindor i Lysychansk ka rënë në duart e forcave ruse. Por çfarë do të thotë kjo për luftimet në rajonin e Donbasit?

Nga Jonathan Baele, BBC

Lysychansk ka pamje mbi Severodonetsk dhe ndodhet përtej lumit Seversky Donets.

Ekzistonte shpresa se meqë është ndërtuar në tokë të lartë, do të ofronte mbrojtje të fortë natyrore. Por laku përreth qytetit ishte shtrënguar, me forcat ruse që kontrollonin shumicën e aksesit brenda dhe jashtë.

Disa njësi ukrainase ishin tërhequr që javën e kaluar nga linjat e mbrojtjes.

Zyrtarët ukrainas ishin jashtëzakonisht të qetë të dielën për luftimet në qytet. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me arsyet e ‘sigurisë operative’. Ata nuk donin të transmetonin asnjë tërheqje taktike.

Por humbja e Lysychansk do të shihet si një goditje tjetër në lindje.

Megjithatë rënia e qytetit nuk është aspak fundi i luftimeve në Donbas. Ukraina kontrollon ende zona të mëdha urbane në Donetsk-un fqinj. Forcat e tyre kanë përgatitur linjat e reja mbrojtëse mes qyteteve Bakhmut dhe Slovyansk- megjithëse edhe ato tani janë nën granatimet e rënda ruse. Të dyja palët kanë regjistruar viktima të shumta.

Pyetja tani është nëse Ukraina mund të ndalojë përparimin dhe nëse Rusia mund të ruajë vrullin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco