Gjenden vetëm 4 marinarë, 26 ende të zhdukur nga anija që fundosi stuhia në Hong Kong

Gjenden vetëm 4 marinarë, 26 ende të zhdukur nga anija që fundosi stuhia në Hong Kong

09:20, 04/07/2022
A+ Aa A-

Hong Kong – Një marinar tjetër, i katërni anëtar i ekuipazhit u shpëtua të hënën pasi një stuhi fundosi një anije inxhinierike dy ditë më parë, sipas autoriteteve kineze.

Anëtari i ekuipazhit u shpëtua nga një anije e marinës të hënën në mëngjes dhe është në gjendje të qëndrueshme, sipas një deklarate nga autoritetet detare të Guangdong. Puna e shpëtimit është ende në vazhdim.

Personi i fundit i shpëtuar ishte pjesë e një ekuipazhi prej 30 personash në bordin e Fujing 001, një vinç lundrues i regjistruar në Kinë, i cili ishte i përfshirë në ndërtimin e disa turbinave me erë në det të hapur,

Anija u nda në dysh dhe u mbyt të shtunën gjatë stuhisë tropikale Chaba, e cila kishte shpejtësi maksimale të qëndrueshme të erës prej 110 kilometrash në orë dhe u kthye në tajfun përpara se të zbriste në provincën juglindore të Kinës, Guangdong.

Stuhia Chaba e goditi Fujing 001 rreth 300 kilometra në jugperëndim të Hong Kongut. Anija ishte afër qendrës së stuhisë, ç’ka i vështirësonte operacionet e shpëtimit, thanë autoritetet e Hong Kongut që kishin vendosur dy helikopterë dhe një avion për operacionin e shpëtimit.

Që nga e hëna, 26 anëtarë të tjerë të ekuipazhit janë zhdukur dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende duke u zhvilluar, megjithëse autoritetet e Hong Kongut thanë se shanset për të shpëtuar ekuipazhin tjetër të gjallë ishin "të pakta".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco