Presidenti bjellorus: Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë

Presidenti bjellorus: Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë

08:36, 04/07/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukanshenko është shprehur se vendi i tij mbështet Rusinë në përpjekjet e saj ushtarake në Ukrainë dhe të dy vendet do të jenë ‘së bashku’.

Gjatë një ceremonie që shënonte çlirimin e Minskut nga trupat sovjetike dje, Lukashenko tha se ai kishte mbështetur fushatën e Vladimir Putinit kundër Ukraniës ‘që nga dita e parë.’

Lukashenko u shpreh:

''Sot ne jemi duke u kritikuar se jemi i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë në luftën e saj kundër nazizmit. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë. Dhe ata që na kritikojnë, a nuk e dinë se ne jemi të lidhur ngushtë me Federatën Ruse? Se ne kemi praktikisht një ushtri të bashkuar. Pra ju i dinit të gjitha këto. Ne do të mbetemi së bashku me Rusinë vëllazërore.’’

 Bjellorusia ka qenë e angazhuar për një "shtet bashkimi" me Rusinë që nga vitet 1990, por pak përparim është bërë në zbatimin e planit dhe në vitin e kaluar Lukashenko ka këmbëngulur që vendi i tij duhet të ruajë "sovranitetin" e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco