Rusët bombardojnë qytetin ukrainas, të paktën 6 civilë të vrarë

Rusët bombardojnë qytetin ukrainas, të paktën 6 civilë të vrarë

17:04, 03/07/2022
A+ Aa A-

Të paktën gjashtë civilë janë vrarë dje 15 janë plagosur, si pasojë e bombardimeve ruse në Slovyansk, Ukrainë.

Zëdhënësja e Donetsk, Ova Ignatchenko, ka thënë për mediet ukrainase se të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 15 janë plagosur si rezultat i bombardimeve.

Kramatorsk në jug të Slovianskut është gjithashtu nën sulme intensive  ruse, raporton BBC.

Slovyansk dhe Kramatorsk janë dy nga qytetet më të mëdha në rajonin e Donetskut që janë ende në duart e Ukrainës.

Më herët kryetari i bashkisë së Slovyansk, Vadym Lyakh, tha për mediet se në qytete kishte rreth 15 vatra zjarri nga bombardimet ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco