Papa Françesku bën thirrjen: Bota nuk ka nevojë për armë, por për paqe

Papa Françesku bën thirrjen: Bota nuk ka nevojë për armë, por për paqe

17:23, 03/07/2022
A+ Aa A-

Papa Françesku ka bërë një tjetër thirrje për paqe në Ukrainë dhe në botë pas meshës së të dielës.

U bëj thirrje krerëve të kombeve dhe organizatave ndërkombëtare që të reagojnë ndaj tendencës për të theksuar konfliktin. Bota ka nevojë për paqe. Jo një paqe të bazuar në balancën e armatimeve. Jo, kjo nuk është e drejtë. Kjo do të thotë që historia të kthehet 70 vjet më parë.

Këto ishin fjalët e Papës në sheshin e Shën Pjetrit. Ndër të tjera, Papa Françesku tha se duhet të kalohet nga strategjitë ekonomike, politike e ushtarake, në një projekt paqeje globale

Kriza ukrainase duhet të ishte, por nëse dëshironi, mund të bëhet akoma një sfidë për shtetarët e mençur, të aftë për të ndërtuar një botë më të mirë në dialog për brezat e rinj.

Ne duhet të kalojmë nga strategjitë e fuqisë politike, ekonomike dhe ushtarake në një projekt paqeje globale. Jo një bote të ndarë mes fuqive konfliktuale, po një bote të bashkuar mes popujve dhe qytetërimeve që respektojnë njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

?03/07/2022 22:12

Kur do e njohë Vatikani Kosovën? Kjo është pyetja. Ç'do me thënë që bota ka nevojë për paqe e jo për armë? Këtë edhe një budall e di. Por si do e fitoi lirinë dhe paqen Ukrahina po nuk luftoi? Papa bën deklarata koti. Hajt po flas njëherë tjotë ai. Në fund të fundit besimtarët janë një tufë delesh që besojnë çfarëdo thotë ai, edhe kur flet broçkulla.

Sharlatant fetar03/07/2022 19:49

Bota ka nevojë për të vërtetën, e jo për shalatanë fetarë të zhytyr në ar. Gënjeshtra është nëna e gjithë të këqijave.

Shto koment

Denonco