VIDEO/ Tërmeti 6.1 ballë në Kinë, shihni reagimin e fëmijëve në klasë

VIDEO/ Tërmeti 6.1 ballë në Kinë, shihni reagimin e fëmijëve në klasë

18:07, 02/06/2022
A+ Aa A-

Një ditë më parë, provinca jugperëndimore e Sichuan në Kinë u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë i shkallës rihter, ku si pasojë humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 14 të tjerë.

Ndërkohë së fundmi mediat e huaja, kanë publikuar dhe pamjet nga një shkollë, ku shihet reagimi i nxënësve në momentin që ka rënë tërmeti.

Siç shihet në videon e bërë publike nga BBC, dhjetëra nxënës në momentin që ka rënë treti janë futur poshtë tavolinave, e më pas me duart mbi kokë janë larguar nga klasa. 

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 km.

Sichuan është një zonë e prirur për tërmete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco