Sërish sulm me armë në SHBA/ Qëllohen për vdekje të paktën 4 persona në një spital

Sërish sulm me armë në SHBA/ Qëllohen për vdekje të paktën 4 persona në një spital

17:00, 02/06/2022
A+ Aa A-

Momente tmerri kanë përjetuar pacientët brenda një spitali në Oklahoma, ku të paktën katër persona janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur i cili ka hapur zjarr brenda objektit.

Dëshmitarët në këtë ngjarje të rëndë në Tusja, e kanë përshkruar momentet e përjetuara si të tmerrshme, raporton CNN.

“Ishte çmenduri, qindra dhoma dhe njerëz po mundoheshin të dilnin nga ndërtesa”, tha një prej dëshmitarëve.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në një sulm të ngjashëm në Teksas humbën jetën 21 persona.

“Të gjithë po vraponin për ta shpëtuar kokën. Në një moment në derën e hyrjes u grumbulluan të gjithë, por nuk mund të dilnin pasi ishin të pushtuar nga paniku”, tha një dëshmitare që i mbijetoi sulmit.

Sipas policisë, autori i sulmit kishte kryer vetëvrasje dhe se me vete kishte pasur pushkë automatike dhe një pistoletë që u përdorën për të qëlluar civilët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco