Zyrtari ukrainas: Vazhdojnë sulmet në zonat e rajonit të Donetskut

Zyrtari ukrainas: Vazhdojnë sulmet në zonat e rajonit të Donetskut

13:44, 02/06/2022
A+ Aa A-

Disa zona të rajonit të Donjeckut në Ukrainën lindore janë “nën zjarr të vazhdueshëm nga bombaridmet ruse”, tha të enjten Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të Donetskut.

Qytetet Bakhmut dhe Slovyansk janë ndër zonat që bombardimet nuk ndalen, tha Kyrylenko përmes videolidhjes në një konferencë shtypi në Kiev.

Trupat ruse gjithashtu "po lëvizin përgjatë drejtimit Lyman-Izyum për të kapur territoret Sloviansk dhe Kramatorsk", dhe autostrada nga Bakhmut në Lysychansk "mbetet nën zjarrin e armikut", tha ai.

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit në rajonin e Donetskut, tha Kyrylenko.

Vetëm 340,000 nga 1.6 milionë njerëz që jetonin më parë në rajon kanë mbetur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco