Ky është qeni më i vjetër në botë

Ky është qeni më i vjetër në botë

13:04, 02/06/2022
A+ Aa A-

Pebbles zyrtarisht është bërë qeni më i vjetër në botë.

Me datën 17 maj, në moshën 22 vjeç dhe 50 ditë, qeni i racës Fox Terrier e morri titullin si “Qeni më i vjetër në Botë” nga Libri i Rekordeve Botërore Guiness.

Bobby dhe Julie Gregory nga qyteti i Taylors i Karolinës Jugore, u bënë pronar të qenit në mars të vitit 2000.

Udhëtimi i Pebbles në rrugën për tu bërë qeni më i vjetër në botë filloi kohë më parë, më saktë në muajin prill, kur TobyKeith, një qen i racës Chihuahua në moshën 21 vjeçare e morri titullin si qeni më i vjetër në botë nga Guiness.

Kur familja e cila është pronare e Pebbles, morri vesh për rekordin e TobyKeith, shpejt filluan kontaktet me Guiness për të u treguar se Pebbles në fakt është qeni më i vjetër në botë, ku edhe pas disa ditësh ata e morën çmimin nga Libri i Rekordeve Botërore Guiness. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco