Furnizimi i Ukrainës me armë, Kuleba falenderon SHBA-në

Furnizimi i Ukrainës me armë, Kuleba falenderon SHBA-në

12:44, 02/06/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shprehu mirënjohjen  ndaj SHBA-së dhe sekretarit të saj të shtetit, Antony Blinken, për miratimin e  paketës të re të armëve prej 700 milionë dollarësh për Ukrainën .

Paketa e re do të përfshijë sisteme raketash, të cilat mund të godasin me saktësi objektivat deri në 80 km.

“Sistemet e avancuara amerikane do të ndihmojnë Forcat tona të Armatosura të për të mbrojtur tokën ukrainase nga pushtuesit rusë,” shkroi Kuleba në një mesazh në Twitter.

Dje, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi planin për t’i dhënë Ukrainës sistemet raketore HIMARS, pasi mori garancinë nga Kievi se nuk do t’i përdorte ato për të goditur objektivat brenda territorit rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco