Lajmi i fundit

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor

Mbështetja/ Çfarë janë dronët kamikazë që SHBA do të dërgojë në Ukrainë

Mbështetja/ Çfarë janë dronët kamikazë që SHBA do të dërgojë në Ukrainë

09:32, 01/06/2022
A+ Aa A-

Departamenti i Mbrojtjes në SHBA është në proces të blerjes së disa dronëve kamikazë që do t'i dërgojë në Ukrainë.

Këta dronë kanë një forcë goditjeje për të shkatërruar tanket luftarakë.

Mendohet të blihen 10 dronë Sëitchblade 600, një dron i ri zhytës-bombardues dhe depërtues që shpërthen gjatë përplasjes.

Por çfarë janë këta dronë kamikazë vrasës dhe si do të ndikojnë ato në luftën në Ukrainë?

Të tillë dronë kanë një precizion të saktë. Ata janë të pajisur me kamera, sisteme edhëzuese dhe eksplozivë për të hedhur bombën me saktësi në objektivin e tij.

Ata mund të udhëtojnë për 15 minuta në 10 km përpara se të godasin.

Dronët kamikazë përdorin koordinata dhe video GPS me shenjëstrim të saktë dhe efekte të ulëta kolaterale, sipas kompanisë së prodhimit.

Madhësia mjaft e vogël dhe pesha prej 2.5 kg e bëjnë të ngrihen lehtësisht në ajër.

Ndryshe nga shumë armë të tjera, ai mund ta çaktivizojë ose anulojë sulmin dhe më pas të ridrejtohet në një objektiv të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco