Lajmi i fundit

Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Greqia heq detyrimin për maskat, por ka dhe përjashtime

Greqia heq detyrimin për maskat, por ka dhe përjashtime

07:49, 01/06/2022
A+ Aa A-

Athinë - Për herë të parë në gati dy vjet, maskat kundër Covid-19 nuk janë më të detyrueshme, me disaa përjashtime në Greqi.

Të paktën deri në datën 15 shtator qytetarët do të mund të hyjnë pa maskë në të gjitha ambientet e brendshme, pa rrezik gjobëvënie, njofton Kathimerini.

Përjashtim bëjnë objektet e kujdesit shëndetësor dhe azilet e pleqve, si dhe transporti publik urban (metro, hekurudha elektrike, autobusë, trolejbusë dhe tramvaje).

Në transportin publik ndërqytetës, ku vendet e pasagjerëve janë të numëruara, përdorimi i maskës nuk kërkohet më, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për avionët.

Nxënësit dhe studentët tani mund të ndjekin mësimet pa maskë.

Rekomandimi i ekspertëve në lidhje me atë që do të zbatohet në anije në lidhje me përdorimin e maskave është ende pezull. Ajo mbetet e detyrueshme për momentin. Çështja mund të diskutohet të mërkurën nga komiteti shkencor që këshillon qeverinë për pandeminë.

Infektimet bëjnë ‘kërcim’ të menjëhershëm

Numri i infeksioneve të reja me koronavirus u rrit në 5,080 të martën, nga 2,400 një ditë më parë, tha Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) në buletinin e saj ditor.

Autoritetet shëndetësore njoftuan për 12 vdekje të tjera nga sëmundja, një rënie modeste nga 19 të hënën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga fillimi i pandemisë në 29,845.

Kishte gjithashtu 130 pacientë të intubuar në spitale të martën, të pandryshuar nga një ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco