Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Guvernatori ukrainas falënderon civilët dhe forcat e mbrojtjes ajrore pas natës së qetë në rajon

Guvernatori ukrainas falënderon civilët dhe forcat e mbrojtjes ajrore pas natës së qetë në rajon

10:49, 20/05/2022
A+ Aa A-

Një rajon në perëndim të Ukrainës përjetoi vetëm një njoftim alarmi gjatë natës, sipas një zyrtari lokal, i cili falënderoi forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase për përpjekjet e tyre. 

Në një postim në Telegram, guvernatori i Lviv, Maksym Kozytskiy tha: "Gjatës natës në Lviv kishte vetëm një njoftim për alarm ajror. Faleminderit forcat tona të mbrojtjes ajrore që qielli mbi rajonin e Lviv mbeti i qetë”.

Ai shtoi se 300 persona të tjerë nga pjesë të tjera të vendit janë "strehuar" në Lviv dhe më shumë se 239,000 persona të zhvendosur brenda vendit janë regjistruar tani duke shtuar se prej tyre 75,000 ishin fëmijë. 

''Populli ju falënderon për gjithçka që bëni për shtetin dhe qytetarët tanë. Ky është një kontribut i çmuar për fitoren tonë” përfundon deklaratën e tij guvernatori ukrainas. 

Lviv është në perëndim të Ukrainës, larg nga Donbasi ku bombardimet nga forca ruse po vazhdojnë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco