Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt ujërave të saj lindore.
Shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut kanë bërë me dije se lëshimi i raketës ishte kryer në brigjet lindore të Veriut, por nuk kanë dhanë detaje të mëtejshme.
Të njëjtin lajm e dha dhe Ministria e Mbrojtjes e Japonisë, e cila tha se Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike por nuk dhanë detaje të tjera.
Gjithashtu mendohet se Koreja e Veriut po përgatitet për një provë bërthamore.
Sipas ekspertëve ritmi i përshpejtuar i Koresë së Veriut në testimin e armëve këtë vit tregon qëllimin e këtij vendi për të avancuar programet e saj raketore dhe ushtrimin e presionit ndaj Uashingtonit./The Guardian/
© SYRI.net