Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Zv/ministrja ukrainase: Rusia do shpallë luftë të hapur më 9 maj

Zv/ministrja ukrainase: Rusia do shpallë luftë të hapur më 9 maj

23:12, 03/05/2022
A+ Aa A-

Zv/ministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzhaparova thotë se mendohet që rusët do të shpallin një luftë të hapur me Ukrainën në datën 9 Maj.

Kjo është data kur rusët dhe ukrainasit në kuadrin e ushtrisë së kuqe fituan luftën mes nazistëve në vitin 1945.

Në emisionin “Opinion”, Dzhaparova tha se rusët po përpiqen të shkatërrojnë provat për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.

Pjesë nga intervista

Po situatën në zonën lindore dhe juglindore të Ukrainës si mund ta përcaktoni për momentin?

Emine Dzhaparova: Sigurisht që është e vështirë, ju e përmendët saktë situatën atje, tanimë janë fokusuar në pjesën lindore dhe juglindore të vendit. Ne e prisnim këtë sulm para në javë, ndërkohë që në 9 Maj, është një ditë e veçantë për ta. Ne presim që të sulmojnë në 9 Maj. Në 1 maj kanë thirrur për mobilizimin dhe kanë thënë se do të shpallin luftë me vendin tonë, pra do të shpallin lufë të hapur dhe kanë për të kryer sulme kryesore për të ndarë vendin në pjesën lindore dhe juglindore, pra duan që të bëjnë këtë ndarje.

Është pak i hidhur fakti që 9 Maji është dita kur rusët dhe ukrainasit në kuadrin e ushtrisë së kuqe fituan luftën mes nazistëve në vitin 1945 dhe kjo mund të bëhet dita zyrtare e shpalljes së një lufte midis këtyre dy popujve që kanë një histori të gjatë dhe të përbashkët...
Emine Dzhaparova:
Kjo është ajo gjëja që janë përpjekur për të bërë po përpiqen që të mbulojnë krimet e tyre.

Në lidhje me situatën në kryeqytetin ukrainas, Kiev, zv/ministrja ukrainase ka thënë se po rinovohet jeta në këtë qytet.

Si është situata në Kiev?
Emine Dzhaparova
: Situata në Kiev është duke ndryshuar, jemi duke u ringjallur. Qeveria është duke zhvilluar takime disa herë në javë. Ne po vëmë re se ka njerëz që po i kthehen kryeqytetit, pra ne jemi duke rinovuar jetën në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco