Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

E mbijetuara nga kanceri që kreu 104 maratona në 104 ditë

E mbijetuara nga kanceri që kreu 104 maratona në 104 ditë

13:01, 03/05/2022
A+ Aa A-

Një grua që filloi të vraponte pasi humbi këmbën e saj të majtë nga kanceri, ka kapërcyer Rekordin Botëror Guinness për numrin e shumtë të maratonave të njëpasnjëshme.

Jacky Hunt-Broersma, 46 vjeçe, ka vrapuar 26,2 milje çdo ditë që nga mesi i janarit, zakonisht për pesë orë.

Të shtunën, ajo përfundoi maratonën e saj të 104-të radhazi në po aq ditë - një arritje që ajo pret të çertifikohet nga Rekordet Botërore Guinness.

Një zëdhënës tha se vërtetimi i rekordit do të zgjaste rreth tre muaj.

Zgjimi të dielën - më në fund një ditë pushimi - ishte një përvojë e çuditshme për Jacky-n.

"Një pjesë e imja ishte vërtet e lumtur që mbarova," i tha ajo BBC-së nga shtëpia e saj në Arizona. "Kurse pjesa tjetër vazhdonte të mendonte se duhet të vrapoja."

Trupi i saj gjithashtu po rikuperohet nga përpjekja për të kapur rekordi, pavarësisht se ka ndalur. “Ndihem më e tendosur,” pranon ajo.

 Jacky, e cila ka lindur dhe është rritur në Afrikën e Jugut dhe ka jetuar gjithashtu në Angli dhe Holandë - është mirënjohëse megjithatë, sepse vrapimi i ka dhënë asaj besimin që kishte frikë se nuk do ta rifitonte kurrë.

Në vitin 2002, mjekët në Holandë e diagnostikuan atë me sarkomën Ewing, një lloj i rrallë kanceri i kockave.

Brenda dy javësh i prenë këmbën e majtë për t'i shpëtuar jetën. Ajo ishte vetëm 26 vjeçe.

Për dy vitet e para, Jacky luftoi me ndryshimin në jetën e saj. Ajo ishte e zemëruar që kishte kancer dhe kishte turp të ishte ndryshe. Ajo veshi pantallona të gjata në publik në mënyrë që njerëzit të mos e dallonin protezën.

Pothuajse me dëshirë, ajo filloi të vraponte në vitin 2016.

Ajo e kishte brohoritur bashkëshortin e saj në garat e vrapimit në distanca të gjata, por kurrë nuk e kishte menduar ta bënte vetë, duke menduar se ishte vetëm "për njerëz të çmendur".

Duke blerë një protezë të veçantë për vrapuesit në distanca të gjata, ajo u regjistrua për vrapimin e saj të parë 6.2 milje.

Në prag të garës, ajo e kaloi regjistrimin e saj në kategorinë gjysmë maratonë - dhe që atëherë nuk është kthyer më pas, duke eksploruar distanca më të gjata dhe terrene të ndryshme.

"Unë jam një person që dua gjithçka ose asgjë, kështu që thjesht u futa brenda," shpjegon ajo. "Më pëlqen të shtyj kufijtë dhe të shoh se sa larg mund të shtyj."

Në fillim të vitit, Jacky i dha vetes një objektiv të ri: rekordin për shumicën e maratonave të njëpasnjëshme.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco