Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

VIDEOLAJM/ Putini ngre në fluturim avionin e ‘Fundit të botës’

12:41, 03/05/2022
A+ Aa A-

Avioni special i Putinit, i njohur edhe si avioni i ‘Fundit të botës’, është ngritur në fluturim këto ditë në Moskë.

Sipas Daily Mail, ky avion i lejon Putinit që të vazhdojë të sundojë Moskën edhe në rast të një lufte bërthamore.

Videoja e frikshme tregon avionin Ilyushin Il-80 duke fluturuar shumë ulët në rrethinat e Moskës.

Këto pamje vijnë në kohën kur tensionet në lidhje me përdorimin e armëve atomike për shkak të luftës në Ukrainë janë ngritur ndjeshëm.

Autoritetet ruse thonë se avioni është ngritur në fluturim pasi po bën prova për të marrë pjesë në Paradën e përvitshme të Fitores në Sheshin e Kuq.

Avioni gjigant i periudhës sovjetike, pa dritare përveç pjesës së kabinës së pilotëve, njihet edhe si Kremlini Fluturues.

Për herë të fundit ai është parë në ajër në vitin 2010.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco