Ish agjenti i KGB-së: Putini mund të krahasohet me Stalinin, i cili vitet e fundit i jetoi në paranojë

Ish agjenti i KGB-së: Putini mund të krahasohet me Stalinin, i cili vitet e fundit i jetoi në paranojë

09:35, 03/05/2022
A+ Aa A-

Thuhet se presidenti rus Vladimir Putin ka marrë kontrollin e plotë mbi luftën në Ukrainë duke ia deleguar drejtimin e Rusisë kryeministrit Mikhail Mishustin, sipas një burimi të lartë të BE-së.

Gjithashtu thuhet se ai po bën ‘kërkesa të pamundura’ siç është marrja e  Kryvyi Rih - vendlindjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky sipas një raporti nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Por kapja e një qyteti prej një milion banorë është një detyrë e vështirë për forcat e tij, të cilët janë përfshirë në beteja të përgjakshme përgjatë frontit lindor dhe besohet se kanë humbur pothuajse 25.000 ushtarë në vetëm nëntë javë luftime.

Ndërsa  ish-agjenti i KGB-së Boris Karpichkov i cili është larguar nga Rusia është shprehur se anëtarët e rrethit të brendshëm të Putinit mbahen në errësirë për gjendjen e tij fizike.

Karpichkov është shprehur për median britanike The Sun se Putin është ‘i çmendur dhe është ‘i fiksuar pas ideve paranojake’.

‘Ai i sheh fjalë për fjalë të gjithë, dukë përfshirë  ata brenda shërbimeve ruse të sigurisë  dhe madje edhe brenda rrethit tij të ngushtë, si tradhëtarë’’ është shprehur Karpichkov duke shtuar :

‘Putini mund t'i mbajë ata që janë më afër tij të pavetëdijshëm për vështirësitë e tij shëndetësore, për të ruajtur imazhin e tij të fortë. Ai është aq dyshues dhe aq i fiksuar pas ideve të tij paranojake saqë tani mund të krahasohet me tiranin Stalin’.

Ish-agjenti i KGB-së renditi parkinsonin, kancerin ose një gjendje tjetër mjekësore si shpjegim për sjelljen e tij të çuditshme.

“Unë nuk jam vetë mjek... por ekziston një shqetësim serioz se Putini po vuan nga probleme të shumta shëndetësore – ndoshta nga lëndimet që ai ka marrë kur stërvitej gjatë viteve kur ai ishte i ri. Kjo është së bashku me disa çështje që prekin njerëzit e moshuar - si Demenca në fazat e hershme." është shprehur ish-agjenti i KGB-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco