Inteligjenca britanike: ushtria ruse dukshëm më e dobët

Inteligjenca britanike: ushtria ruse dukshëm më e dobët

08:56, 03/05/2022
A+ Aa A-

Ministria britanike e mbrotjes ka publikuar përditësimin e saj mbi situatën në terren në Ukrainë.

Inteligjenca e kësaj ministrie shkruan në statusin e saj se ushtria ruse tani është ‘dukshëm më e dobët si materialisht ashtu dhe konceptualisht, si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë’.

Kjo ministri thekson se rimëkëmbja e ushtrisë ruse do të bëhet më e vështirë nga sanksionet e vendosura ndaj Moskës dhe në afat të gjatë kjo do të pengojë aftësinë e vendit për të vendosur një forcë ushtarake konvencionale.

''Buxheti i mbrojtjes i Rusisë afërsisht u dyfishua midis 2005 dhe 2018, me investime në disa kapacitete ajrore, tokësore dhe detare të nivelit të lartë. Por modernizimi i pajisjeve fizike të Rusisë nuk i ka mundësuar asaj të dominojë luftën në Ukrainë, për shkak të dështimeve në planifikimin strategjik' shton ministria britanike e mbrojtjes.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco