'Hitleri ishte hebre'/ Zelenskyy i përgjigjet deklaratës së ministrit të jashtëm rus

'Hitleri ishte hebre'/ Zelenskyy i përgjigjet deklaratës së ministrit të jashtëm rus

08:10, 03/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kritikuar dekratën e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov se Adolf Hitler kishte origjinë hebreje.

“Nuk kam fjalë…” ka nisur fjalimin e tij në mesnatë Zelenskyy duke shtuar:

''Askush nuk ka dëgjuar deri më tani asnjë përgënjeshtrim apo justifikim nga Moska. Gjithçka që kemi parë deri më tani nga Rusia është heshtja, kjo do të thotë se udhëheqja ruse ka harruar të gjitha mësimet e nxjerra nga Lufta e Dytë Botërore. Ose ato ndoshta kurrë nuk i kanë nxënë ato mësime'.

Historiku: Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ditën e djeshme u intervistua nga gazetari italian, Giuseppe Brindisi.

Gjatë intervistët kreu i diplomacisë ruse përsëriti pretendimin e Rusisë se operacioni special është për të çrrënjosur Ukrainën nga ‘nazizmi’.

Nisur nga kjo ai hodhi poshtë dhe faktin se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është hebre.

‘Ai (Zelenskyy) parashtron një argument: çfarë lloj nazizmi mund të ketë në Ukrainë kur unë jam hebre. Mund ta kem gabim por edhe Hitleri kishte origjinë hebreje. Nuk do të thotë absolutisht asgjë. Populli i mençur hebre thotë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë’ u shpreh Lavrov.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco