FOTO/ Marinsi amerikan vdes duke luftuar në krah të ukrainasve

FOTO/ Marinsi amerikan vdes duke luftuar në krah të ukrainasve

11:04, 29/04/2022
A+ Aa A-

Një qytetar amerikan dhe veteran i marinës, Willy Joseph Cancel vdiq duke luftuar në krah të forcave ukrainase. Lajmin e ka konfirmuar për Fox News e veja e tij.

“Burri im vdiq në Ukrainë. Ai donte të shkonte atje të ndihmonte njerëzit, ai e ndjente gjithmonë se ky ishte misioni i tij i madh në jetë,” tha ajo.

Cancel la pas gruan dhe një djalë 7-muajsh.

“Burri im ishte shumë i zoti dhe një hero. Nuk e prisja të isha vejushë në moshën 23-vjeçar. Nuk e prisja që djali ynë të rritej pa baba. Gjithçka dua tani është që ai të kthehet në shtëpi dhe t’i japim varrimin që meriton”.

Marinsi kishte nënshkruar një kontratë me një kompani private ushtarake. Cancel mendohet se shkoi në Ukrainë më 12 ose 13 mars.

Ai duket se është i pari qytetar amerikan që vdes duke luftuar në krah të ukrainasve. Më herët janë vrarë dy gazetarë amerikanë në Ukrainë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco