Trump nuk ribashkohet në Twitter pas blerjes nga CEO i Tesla

Trump nuk ribashkohet në Twitter pas blerjes nga CEO i Tesla

10:32, 29/04/2022
A+ Aa A-

Republikanët kanë marrë lajmin e shumëpritur nga ish-presidenti Trump, pasi ky i fundit ka postuar në rrjetin social Truth Social, që vlerësohet si një strehë e sigurt për konservatorët. Të djathtët gjithashtu panë shenja pozitive për lirinë e shprehjes edhe pas blerjes së Twitter nga Elon Musk.

Ish-presidenti Donald Trump ka postuar një foto në aplikacionin e tij Truth Social, që është tashmë edhe rivali i platformës Twitter.

Truth Social u lançua nga Trump në fillim të këtij viti me shpresën se do të komunikonte me mbështetësit e tij më lehtësisht pas censurimit dhe pezullimit që iu bë nga Twitter.

Republikani postoi një foto nga klubi i tij në Mar-a-Lago në Florida me mbishkrimin "U ktheva."

Deri më sot, ish-Presidenti nuk kishte postuar asgjë në Truth Social që nga shkurti.

Truth Social, i cili është cilësuar si një strehë e sigurt për konservatorët ka qenë në një periudhë të gjatë pritjeje deri te linçimi për shkak të defekteve teknike.

Postimi i ish-Presidentit në Truth Social vjen pas intensifikimit të blerjes së Twitter nga Elon Musk, i cili nën moton e absolutistit të fjalës së lirë i la derën e hapur zotit Trump për t’u rikthyer në platformën që e pezulloi në fillim të vitit të kaluar pas trazirave në Kapitol në 6 janar.

Trump iu përgjigj se do të qëndronte në Truth Social edhe pse e mirëpriti vendimin e blerjes së Twitter nga zoti Musk.

Me marrjen e Twitter nga Musk një numër i lartë ish-zyrtarësh amerikanë të Administratës Trump, por dhe personalitete të tjera të lidhura me 75-vjeçarin kanë rifilluar aktivitetin e tyre në platformë, pasi besojnë te biznesmeni dhe se ai do t’u mundësonte atyre lirinë e shprehjes, për të cilën pretendojnë se iu privoheshe nga bordi i dikurshëm i Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco