Rezultatet zyrtare: Macron fitoi 58.54 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale

Rezultatet zyrtare: Macron fitoi 58.54 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale

10:06, 29/04/2022
A+ Aa A-

Sipas rezultateve zyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur të dielën, presidenti aktual i Francës, centristi Emanuel Macron, ka fituar 58,54 për qind të votave, shkruan gazeta e Parisit Figaro.

Për Macron votuan 18 milionë e 779.641 francezë, ndërsa kundërshtarja e tij, liderja e së djathtës ekstreme, Marin Le Pen, fitoi 41.46 për qind të votave, pra 13 milionë e 297.760 votues të regjistruar.

 

Në raundin e dytë të zgjedhjeve dolën 71.99 për qind e francezëve ose 35 milionë e 96.391 votues.

Në Francë përmenden gjerësisht zgjedhjet parlamentare të planifikuara për dy raunde, më 12 dhe 19 qershor dhe së shpejti pritet një përbërje e re e qeverisë që Macron dëshiron para zgjedhjeve parlamentare.

Në media përmendet se qeveria do të ketë vetëm dhjetë deri në 15 ministra. Nuk dihet se kush do të jetë kryeministri i ri, pasi Jean Castex ka deklaruar dorëheqjen dhe si arsye për dorëheqjen e tij të mundshme ka deklaruar se është nga ata që mendojnë se duhet një nxitje e re pas rizgjedhjes së Macron.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco