Josep Borrell:  Mariupoli është 'Aleppo e Evropës'

Josep Borrell: Mariupoli është 'Aleppo e Evropës'

09:29, 29/04/2022
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka komentuar situatën në Mariupolin e rrethuar duke e quajtur atë “Aleppo të Evropës’ dhe shtoi se Bashkimi Europian synon të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën që t’i jap fund sa më shpejt të jetë e mundur agresionit rus.

''Mariupoli është Aleppo e Evropës. Qyteti është shkatërruar plotësisht. Me mijëra civilë të vrarë. Do bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt. Dhe për këtë qëllim ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën. Lufta në Ukrainë po transformon skenën gjeopolitike botërore’ shkruan Borrell në postimin e tij.

 

 

Në të njëjtën kohë, Borrell i përshkroi  "të dëmshme për sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Moldavisë" incidentet që janë raportuar në rajonin e Transnistrias.

“Bashkimi Evropian u bën thirrje përgjegjësve që të përmbahen nga destabilizimi i vendit”, tha Borrell, duke përshëndetur “reagimet e moderuara të autoriteteve të Republikës së Moldavisë, të cilat po ndihmojnë në ruajtjen e rendit në vend”. 

Ai shpreh gjithashtu solidaritetin e BE-së me Moldavinë dhe nënvizon "mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Moldavisë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe me një regjim të veçantë për rajonin e Transnistrias".

Së fundi, Përfaqësuesi i Lartë vëren se BE-ja po ofron ndihmë gjithëpërfshirëse për Moldavinë për të adresuar sfidat e menjëhershme të fluksit të refugjatëve.

Shënim: Qyteti i Aleppos është një nga qytetet më të prekura nga lufta në Siri. Që nga viti 2012 ky qytet ka qënë në qendër të sulmeve nga regjimi i Bashar al Assad.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS29/04/2022 10:30

PIRDH-PIRDH!!! SOROSIANËT E MUTIT! ASHTU SIÇ ËSHTË SHPREHUR EDHE ISH-PRESIDENTI TRUMP, GJATË PERIUDHËS SË PRESIDENCËS SË TIJ, TË GJITHA ORGANIZATAT DHE INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE GLOBALE, JANË THJESHT ORGANIZMA TË KORRUPTUARA BUROKRATIKE PA AUTORITET, QË I MARRIN RROGAT KOT, NUK KANË ASNJË ROL GLOBAL DHE PËRFITOJNË DHE HARXHOJNË KOT FONDE PREJ MILIARDA DOLLARËSH. SIÇ JANË: OKB, OBSH, NATO, RED-CROSS, OSBE/ODIHR. KOHA PO TREGON QË KËTO ORGANIZATA, ORGANIZMA DHE INSTITUCIONE GLOBALE DHE RAJONALE NUK KANË ASNJË FUNKSION KONKRET. PRANDAJ KËTO ORGANIZATA DUHET TË SHKRIHEN SA MË PARË DHE MIDIS SHTETEVE TË KETË VETËM MARRËDHËNIE DHE MARRËVESHJE TË NDRYSHME EKONOMIKE DHE USHTARAKE BILATERALA APO TRILATERALE!!!

Shto koment

Denonco