Ukrainasit po përgatisin një operacion vendimtar për evakuimin e civilëve nga fabrika Azovstal

Ukrainasit po përgatisin një operacion vendimtar për evakuimin e civilëve nga fabrika Azovstal

09:11, 29/04/2022
A+ Aa A-

Ukraina shpreson të evakuojë civilët që janë strehuar në fabrikën e çelikut në Azovstal në Mariupol, së bashku me luftëtarët e fundit që mbrojnë këtë qyetet port të rëndësishëm strategjik në Ukrainën jugore, ditën e sotme.

‘Sot është planifikuar një operacion për evakuimin e civilëve nga fabrika’ tha zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskky në një deklaratë pa dhënë detaje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha pas një takimi me Zelensky në Kiev të enjten se bisedimet intensive ishin duke u zhvilluar për të evakuuar fabrikën e çelikut Azovstal, e cila po goditet nga forcat e kontrolluara nga Rusia. 

Të martën, presidenti rus Vladimir Putin ra dakord "në parim" për të përfshirë OKB-në dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në evakuimin e uzinës Azovstal.

Sipas këshillit të qytetit të Mariupolit , rreth 100,000 banorë në të gjithë qytetin janë në "rrezik vdekjeprurës" për shkak të bombardimeve ruse dhe kushteve jo të shëndetshme. 

Këshilli i qytetit gjithashtu e përshkruan mungesën e ujit të pijshëm dhe ushqimit si "katastrofike".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco