VIDEO/ Kaos në aeroportin e Izraelit, një familje kishte me vete një predhë të pashpërthyer

VIDEO/ Kaos në aeroportin e Izraelit, një familje kishte me vete një predhë të pashpërthyer

09:03, 29/04/2022
A+ Aa A-

Një familje amerikane shkaktoi frikë dhe kaos në aeroportin Ben Gurion në Izrael ditën e djeshme pasi paraqiti një predhë të pashpërthyer në një kontroll sigurie.

Pamjet në video e cila tashmë është bërë virale tregon njerëzit në panik duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Familja u lejua të hypte në avion pasi u mor në peytje nga sigurimi.

Izraeli pushtoi pjesën më të madhe të Lartësive të Golanit nga Siria në fund të Luftës Gjashtë Ditore në 1967 dhe mbetjet e konfliktit mund të gjenden ende në zonë.

Duke shpresuar për të sjellë përsëri diçka në SHBA familja e paketoi predhën në bagazhin e tyre të kthimit.

Në mes të kaosit, një burrë u plagos duke rënë mbi një rrip transportieri të bagazheve ndërsa u përpoq të arratisej dhe u dërgua në spital, thanë autoritetet.

Aeroporti Ben Gurion konsiderohet të ketë një nga nivelet më të larta të sigurisë në botë.

Izraeli është gjithashtu në gatishmëri të lartë pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse në të gjithë vendin në javët e fundit.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco