Shpërthim në një depo karburanti, qyteti rus përfshihet nga flakët, i dyshuar si sulm nga Ukraina

Shpërthim në një depo karburanti, qyteti rus përfshihet nga flakët, i dyshuar si sulm nga Ukraina

08:47, 25/04/2022
A+ Aa A-

Pas shpërthimit në një depo nafte në Bryansk, qyteti rus është përfshirë nga flakët e një zjarri të madh.

Një zjarr i dytë i pakonfirmuar u raportua në një bazë ushtarake në zonën ku ndodhet një njësi ushtarake e arsenalit 120 të Drejtorisë kryesore të Raketave dhe Artilerisë.

Një raport rus tha se tanket e magazinimit të naftës në objekt u përfshinë nga zjarri rreth orës 2 të mëngjesit me kohën lokale. 

Zjarri gjigant në depon e naftës në Druzhba në Bryansk u pa nga i gjithë qyteti.

Depoja e magazinimit të naftës ka të ngjarë të jetë jetike për furnizimin e trupave ruse në valën e tyre për të marrë kontrollin e Donbasit.

Rajoni i Bryansk kufizohet me Ukrainën dhe qyteti është rreth 240 milje nga Moska. 

Banorët kanë filluar të evakuohen nga shtëpitë në afërsi të depove të naftës që podigjen. 

Satelitët e NASA-s që gjurmojnë zjarret tregojnë dhe një zjarr të ndezur në koordinatat që korrespondojnë me një objekt të Rosneft rreth 70 milje në veri të kufirit me Ukrainën.

Ministria e Emergjencave të Rusisë fillimisht postoi detaje të një zjarri në zonat e objektit ushtarak në Moskovsky Avenue, më pas e fshiu positmin.

“Ministria e Situatave Emergjente ka konfirmuar se ka një zjarr”, tha zyra e shtypit e qeverisë. "Ka gjithashtu një konfirmim se janë rezervuarët e karburantit."

Shkaku i zjarrit apo zjarreve nuk u konfirmua fillimisht. 

Kjo është hera e dytë që Rusia pretendon se ka ndodhur një kundërsulm ukrainas. 

Më 1 prill, Moska tha se  Ukraina dërgoi helikopterë sulmues përtej kufirit për të goditur një objekt të magazinimit të naftës.

Ukraina mohoi fillimisht sulmin dhe ngriti pyetje nëse rusët e bënë vetë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco