FOTO/ Blinken: Ukraina e pavarur dhe sovrane, shumë më jetëgjatë se Vladimir Putin Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin flasin për gazetarët më 25 prill, në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën.

FOTO/ Blinken: Ukraina e pavarur dhe sovrane, shumë më jetëgjatë se Vladimir Putin

08:40, 25/04/2022
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën se "një Ukrainë e pavarur sovrane do të jetë shumë më jetëgjatë në skenë se Vladimir Putin".

"Ne nuk e dimë se si do të zhvillohet pjesa tjetër e kësaj lufte, por ne e dimë se një Ukrainë e pavarur sovrane do të jetë shumë më jetëgjatë se sa është Vladimir Putin në skenë," tha Blinken. "Dhe mbështetja jonë për Ukrainën në vazhdim do të vazhdojë. Do të vazhdojë derisa të shohim suksesin përfundimtar."

Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për tri orë të dielën. Gjatë një konference shtypi në një vend të pazbuluar pranë kufirit polako-ukrainas, Austin tha se ishte "një takim shumë produktiv" dhe mbledhje me interes.

"Ne ishim shumë të lumtur që patëm këtë mundësi," tha ai. “Gjatë takimit, i shprehëm ngushëllimet tona më të thella Presidentit për humbjen e kaq shumë civilëve dhe sigurisht humbjen e atyre trupave të guximshme që kanë bërë një punë madhështore për të zmbrapsur forcat ruse."

"Ne shprehëm gjithashtu admirimin tonë për profesionalizmin e tyre dhe për angazhimin e tyre për të mbrojtur demokracinë e tyre."

Anthony Blinken: Rusia po dështon, Ukraina po ia del mbanë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u tha gazetarëve se Rusia "po dështon në Ukrainë" dhe se "Ukraina po ia del mbanë".

"Rusia ka pasur si synim të saj t’i heqë sovranitetin Ukrainës, t'i heqë pavarësinë. Me këtë ka dështuar," tha Blinken gjatë një konference shtypi në një vend të pazbuluar pranë kufirit polako-ukrainas.

"Rusia u përpoq të demostronte fuqinë e ushtrisë së saj, së ekonominë e saj. Por ne sigurisht që po shohim pikërisht të kundërtën. “Nuk e dimë se si do të vijojë pjesa tjetër e kësaj lufte, por dimë se një Ukrainë sovrane dhe e pavarur do të jetë shumë më jetëgjatë se sa është Vladimir Putin në skenë.”

Blinken, Zelensky-t: Diplomatët amerikanë do të fillojnë të kthehen në Ukrainë

Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i takuan Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas në Kiev të dielën, që i bën ata zyrtarët e nivelit më të lartë amerikan që kanë shkuar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Diplomatët amerikanë do të kthehen në Ukrainë, i tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken, Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë takimit të tyre në Kiev të dielën, njoftoi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Diplomatët “do të fillojnë me udhëtime ditore në Lviv" dhe "gradualisht do të vendosen në pjesë të tjera të mundshme dhe në fund do të rikonfirmojnë praninë e  tyre në Kiev", tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Blinken, i cili shkoi në Kiev së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, tha gjithashtu se Presidenti i SHBA Joe Biden do të emërojë znj. Bridget Brink si ambasadoren e SHBA në Ukrainë, sipas zyrtarit të Departamentit të Shtetit.

Posti ka qenë pa ambasador të konfirmuar që kur Marie Yovanovitch u tërhoq në maj 2019. Znj. Brink është ambasadorja aktuale e SHBA në Sllovaki.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco