Kinë/ Pas izolimit të Shangait nga COVID-19, alarmi bie dhe në Pekin

Kinë/ Pas izolimit të Shangait nga COVID-19, alarmi bie dhe në Pekin

08:30, 25/04/2022
A+ Aa A-

Pas pamjeve dramatike që vijnë çdo ditë nga Shangai, sot Pekini është në gatishmëri të plotë për shkak të rasteve në rritje të koronavirusit.

Një fushatë e gjërë testimi ka nisur në kryeqytetin kinez gjë që ka bërë që banorët të bëjnë furnizmi për një bllokim të mundshëm.

Qindra njerëz ishin duke pritur në Pekin këtë mëngjes në pritje të një testi diagnostik.

Ministria kineze e Shëndetësisë njoftoi sot 19 raste të reja me Covid-19 në Pekin. 

Që nga e premtja, 47 raste janë zbuluar në kryeqytetin kinez, më shumë se gjysma në rrethin Chaoyang.

Autoritetet në qark, ku jetojnë rreth 3.5 milionë njerëz, u kanë kërkuar banorëve të kufizojnë aktivitetet e tyre publike dhe të shtyjnë mësimet private. 

Shumica e shkollave, dyqaneve dhe zyrave mbeten të hapura.

Chaoyang është shtëpia e kryesisht kinezëve të pasur, me ambasada të huaja, zyra shumëkombëshe dhe vende të mëdha.

Autoritetet Choyang theksuan dje se situata ishte "serioze dhe e vështirë" dhe se duhet të merren masa urgjente për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Më shumë se dhjetë ndërtesa në rreth janë izoluar dhe të gjithë banorët do të ri-kontrollohen të mërkurën dhe të premten.

Nga frika e një përsëritjeje të skenarit të Shangait, banorët e Pekinit nxitojnë drejt supermarketeve për të blerë gjërat e nevojshme themelore ose për të bërë porosi masive në internet.

Aktualisht në kryeqytetin kinez nuk mungojnë prodhimet apo gjërat e nevojshme bazë.

Ndërsa në 24 orët e fundit minsitria kineze e shëndetësisë njoftoi 51 vdekje të reja nga COVID-19 në Shangai, një numër rekord për kryeqytetin financiar të Kinës.

 Gjithsej gjysmë milioni raste janë zbuluar në qytet që nga 1 marsi.

Askush nuk e di se sa do të zgjasë izolimi i rëndë në Shangai, i cili ka filluar të ketë një ndikim serioz në shëndetin mendor të banorëve të qytetit dhe të ndikojë negativisht në ekonominë kineze.

Në disa lagje, gardhe të larta metalike u ngritën jashtë dyerve të pallateve për të parandaluar largimin e qiramarrësve.

Megjithatë, banorët shprehin reagimin e tyre të fortë ndaj kësaj mase, të cilën e kritikojnë në rrjetet sociale, me frikën se do të ngecin në pallate. 

Zemërimi dhe ankthi i tyre u shtuan kur një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi të shtunën.

Kina po përballet me një shpërthim të epidemisë së koronavirusit që nga fillimi i marsit, i cili është përhapur pothuajse në të gjithë vendin dhe po teston politikën e saj të tolerancës zero kundër Covid-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco