Kush është diplomatja veterane që do të emërohet ambasadore në Ukrainë?

Kush është diplomatja veterane që do të emërohet ambasadore në Ukrainë?

07:52, 25/04/2022
A+ Aa A-

Përveç ndihmës që Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i premtuan  presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy ata caktuan dhe ambasadoren e re të SHBA-së në Ukrainë, shkruan BBC.

Diplomatja veterane Bridget Brink, e cila aktualisht është ambasadore në Sllovaki, do të plotësojë një pozicion që ka mbetur vakant që nga fillimi i vitit 2020 nën administratën e Donald Trump. 

Mediat amerikane raportuan se presidenti Joe Biden do ta emërojë atë ditën e sotme.

SHBA tha gjithashtu se po rishikonte kushtet e sigurisë në kryeqytetin Kiev dhe do të rihapë ambasadën atje sapo të lejojë situata.

Ambasada mbetet e mbyllur me një zyrë të përkohshme që është zhvendosur në Poloninë fqinje. 

Stafi i ambasadës do të fillojë të bëjë udhëtime ditore në qytetin perëndimor të Ukrainës Lviv në ditët në vijim, sipas mediave amerikane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco