Fjalimi pas fitores/ Macron zotohet të qeverisë për të gjithë

Fjalimi pas fitores/ Macron zotohet të qeverisë për të gjithë

22:07, 24/04/2022
A+ Aa A-

Emmanuel Macron mbërriti me gruan e tij Brigitte në qendër të Parisit, në podiumin e ngritur para Kullës Eifel simbol të Francës, i shoqëruar nga një grup fëmijësh.

Ndërsa ekzekutohej himni evropian, ai ndaloi për të përshëndetur mbështetësit, duke shtrënguar duart.

Emmanuel Macron e nis fjalimin e tij të fitores duke falënderuar mbështetësit e tij dhe popullin francez.

"Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua," thotë ai.

Mbështetësit thërrasin "dhe një dhe dy dhe pesë vjet të tjera".

Macron falenderoi të gjithë ata që votuan për të dhe thotë se është i vetëdijshëm që shumë e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme.

Ai tha se po mendon se kush janë ata që abstenuan dhe gjithashtu ata që votuan për Le Pen, të cilët sot janë të zhgënjyer.

Macron u bëri thirrje mbështetësve që të mos i shajnë ata.

“Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve.Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco