Sulmoi një oficer policie, vritet leopardi në Iran

Sulmoi një oficer policie, vritet leopardi në Iran

21:55, 24/04/2022
A+ Aa A-

Një leopard u vra sepse sulmoi një oficer policie dhe shkaktoi panik në mesin e banorëve të një qyteti në Iranin verior, thanë autoritetet lokale.

“Megjithë përpjekjet e veterinerëve, leopardi ngordhi pasi u godit nga dy plumba të qëlluar për të shpëtuar jetën e një oficeri policie”, tha agjencia mjedisore në provincën Mazandaran.

Shtohet se gjendja e punonjësit të policisë është e mirë.

Autoritetet lokale thanë se po hetonin nëse leopardi hyri në qytetin e Gaemshar nga pylli, apo nëse disa banorë e mbanin atë ilegalisht.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet që tregojnë një leopard në rrugë duke qëndruar në këmbë dhe papritur duke ikur në panik.

Prania e kafshës shkaktoi panik tek kalimtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco